Uruguai me trajner të ri, ja kleçka që pengon rinovimin e Tabarez

0

Uruguai përballet me Meksikën në miqësoren që do të zhvillohet në shtator në Amerikë, por në stolin e ekipit nuk do të jetë Oskar Tabarez. Trajneri i famshëm, i cili drejton ekipin latin prej 12 vitesh, akoma nuk ka rinovuar kontratën me federatën uruguaiane të futbollit.

Në sfidën e ardhshme do të jetë Fabian Koito, trajneri i U-20, ai që do të ulet në stolin e ekipit “Çeleste”.

Federata nuk po nxiton dhe ata besojnë që do të arrijnë të bindin teknikun 71-vjeçar për të vazhduar të jetë në krye të Uruguait. Për momentin, presidentët e klubeve që marrin pjesë në elitën e futbollit uruguain, kanë frenuar nënshkrimin e kontratës së re prej katër vitesh me Tabarezin.

Kjo ndodh, sepse presidenti i mëparshëm, Vilmar Valdez, dha dorëheqjen dhe zgjedhjet e reja bëhen me datë 21 gusht. Sipas presidentëve të klubeve, duhet zgjedhur në fillim presidenti i ri i federatës dhe pastaj mund të vijë rinovimi për mjeshtrin Tabarez.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.