Uraua kampione e Azisë, një gol vendos finalen e madhe

Një gol nga braziliani Rafael da Silva në minutën e 88-të i dha fitoren 1-0 Urauas, në finalen e Ligës së Kampioneve të Azisë, ndaj Al Hilalit që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.

Në ndeshjen e vajtjes në Arabinë Saudite kishte përfunduar 1-1 dhe në bazë të rregullores, goli në fushë kundërshtare nuk vlente, ndaj me 0-0 shkohej në shtesa.

U duk se kishte përfunduar, por Rafael da Silva lëshoi një predhë 2 minuta para fundit dhe çoi në delir mijëra tifozë në Saitama Stadium 2002, duke vendosur fatet e finales dhe duke i dhënë trofeun madhor Urauas, që do të përfaqësojë Japoninë në Kupën e Botës për Klube që nis pas dy javësh, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Është triumfi i dytë ndërkombëtar për Urauan, kampione Azie edhe në vitin 2007.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online