Dy mbrojtës të djathtë, 80 milionë euro të shpenzuar këtë verë: a ka mundësi të ndodhë kjo? E ka bërë Mançester Siti, që para pak javësh bleu Kajl Uoker nga Totenhemi për 51 milionë euro, por duket se Pep Guardiola nuk kënaqet, sepse tashmë Mançester Siti po blen edhe Danilon nga Reali i Madridit.
Mbrojtësi brazilian do të kushtojë 30 milionë euro, që do të thotë se Reali e shet 1 milion euro më pak se sa e bleu nga Porto në vitin 2015.
Sezonin e fundit Danilo luajti më pak se një sezon më parë dhe Zidan nuk e konsideron më një lojtar të rëndësishëm, ndaj ka lejuar largimin e tij dhe sot e zyrtarizoi: “Ai është larguar, nuk po stërvitet më me ne”.