Vllaznia do të përballet më 21 korrik me Universitatean e Craiovës në turin e dytë kualifikues të Conference League-s. Një kundërshtar aspak i lehtë, që këtë herë do të jetë i motivuar dyfish, pasi ende e kanë të freskët eliminimin e papritur nga Laçi një vit më parë. Rumunët i japin një mesazh Vllaznisë ditën e sotme, si për t’i treguar se çfarë i pret në përballjen mes tyre.
Universitatea e Craiovës ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 miqësoren e sotme kundër Arminia Bielefeldit. Këta të fundit ishin pjesë e Bundesligës sezonin që shkoi, ndërsa kampionatin e ardhshëm do të garojnë një ligë më poshtë.
Andrei Ivan hapi serinë e golavë që në minutën e 5, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në pjesën e dytë ishte Jovan Markovic ai që me dopietën e tij në minutat e 52-të dhe të 60 dërgon shifrat në 0-3. Gebauer kundërpërgjigjet në të 73-tën për gjermanët, por Roguljic mbyll historinë e kësaj miqësoreje me golin e tij në minutën e 80./Halit Delibashi-Sport Ekspres/