“Roma nuk u ndërtua për një ditë“, Duro flet si trajner i Lushnjes: Nga nesër vetëm punë, e rikthejmë ekipin në Superiore

Klodian Duro ka marrë drejtimin e klubit të Lusnjes, të cilin ka si objektiv ta rikthejë në Superiore. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare flet për herë të parë si trajneri i jeshilverdhëve. Përmes rrjeteve sociale, Duro fton të gjithë qytetarët e Lushnjes ta mbështesin projektin ambicioz. Megjithatë arritjet nuk do të vijnë brenda ditës, por sipas tij duhet një punë e palodhur për një kohë të gjatë në mënyrë që të shijojnë në fund suksesin.

“Sezon i ri, sfidë e re, ekip i ri, objektiva të rinj te KF Lushnja. Faleminderit kryetares së Bashkisë Eriselda Sefas zotit Taulant Balla që më besuan drejtimin e vazhdimit të këtij projekti për krijimin e një klubi profesionist dhe për të rikthyer Lushnjen atje ku i takon, në Superiore. Ftoj të gjithë bizneset, tifozët, qytetarët dhe çunat e Lushnjes ti bashkohen e të mbështesin këtë projekt ambicioz që fillon nga ekipet zinxhir të fëmijëve të Akademisë e deri tek ekipi A. Roma nuk u ndërtua për një ditë, por me shumë punë dita-ditës. Edhe ne të bashkuar dhe me shumë punë do ia dalim ta rikthejmë Lushnjen në Superiore për të mirën e të gjithë fëmijëve, qytetarëve dhe tifozëve lushnjare. Nga nesër vetëm punë. Bashkë ia dalim. Forca Lushnja”, shkruan Klodian Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online