Nuk i pëlqyen fjalët e presidentit dhe kërkon largimin, Juventusi hidhet në sulm për Nejmarin

0

Nejmar duket se nuk e ka më të sigurt vendin e tij te PSG-ja. Këtë e dëshmojnë edhe fjalët e vetë presidentit të klubit francez. “A do të jetë Nejmar pjesë e projektit? Nuk mund të flasim për këto gjëra në publik, sepse disa lojtarë do të vijnë dhe të tjerë do të largohen. Këto janë negociata private“, tha Al-Kelaifi për “Marca”-n, duke lënë kështu të hapur mundësinë edhe për një largim të yllit brazilian.

Ndërkohë klubeve të njohura europiane nuk u kanë shpëtuar këto fjalë. “AS“ raporton se Juventusit ka nisur kontaktet e para me PSG-në për një transferim të mundshëm për Nejmarit. Megjithatë paga tejet e lartë e tij mbetet një detaj që duhet diskutuar. Gjithashtu i interesuar është edhe Çelsi. Në Londër braziliani do të gjente një njohje të vjetër, Tomas Tuhelin, i cili e ka drejtuar në kohën kur ishte trajner i PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.