Kalimi i Zhoze Murinjos në krye të pankinës së Romës është parë si një hap pas në karrierë nga shumë sportdashës. Por portugezi ka besim të verbër në aftësitë e tij dhe e sheh situatën në një tjetër kënvështrim. “Specian one” e ka krahasuar veten e tij me Ançelotin në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”. Murinjo ka thënë se karriera e Ançelotit u konsiderua e mbyllur në momentin që shkoi te Napoli, por më pas u emërua trajner i Realit të Madridit dhe fitoi gjithçka me ta.
“Unë te Roma jam si Ançeloti te Napoli. Kur ne pranojmë një rrezik të vogël, njerëzit mendojnë se ne kemi marrë fund. Pastaj Karlo shkon te Reali i Madridit dhe fiton gjithçka”, është shprehur Murinjo./Sport Ekspres/