“Unë jam si luftëtar që jap zemrën për ekipin”! Armando Sadiku prezanton veten te Las Palmas, siguron se nuk ndodh kriza e Bolivarit

Armando Sadiku ka marrë një hap të ri në karrierë dhe vendosi që të mbyllte aventurën te Bolivari për të shkuar sërish në Spanjë. Këtë herë jo te Malaga ku shkëlqeu, por te Las Palmas. Kampionati është i njëjti pasi bëhet fjalë për “La Liga 2”, me Sadikun që prezanton veten para drejtuesëve të klubit dhe tifozëve.

“Unë jam një lloj luftëtari që jep zemrën për ekipin. Që kur nisën kontaktet e para, pranova që të vija këtu. E di se është klub i madh dhe erdha me qëllimin për të ndihmuar dhe për dhënë gjithçka. Dua të bëj gjëra të mëdha në Spanjë dhe shpresoj që t’ia dalë me Las Palmas”. Në momentin që Sadiku u largua nga Bolivar me statistikat negative dhe ku thuajse për asnjë moment nuk përmbushi pritshmëritë, sulmuesi do të shprehej se nuk arriti që të ambientohet në këtë vend të ri.

Por ky problem nuk ndodh te Las Palmasi: “Unë e përcaktoj veten si një qendër sulmues që pëlqen të kthehet edhe mbrapa për të qenë sa më shumë në kontakt me topin. Kam qenë në shumë vende të ndryshme gjatë karrierës time dhe nuk do të kem problem me përshtatjen”, tha Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online