“Unë jam si Benjamin Buton”! Ibrahimoviç përjeton rini të dytë: Më thonë je i vjetër, vetëm sa bëra nxehmjen

Ibrahimoviç vazhdon të jetë protagonist te Milani, ndërsa edhe në fitoren në shifrat 1-4 ndaj Sampdorias do të merrte gjithë vëmendjen. Dy gola dhe një asist kanë ardhur nga sulmuesi 39-vjeçar që po thyen çdo rregull në futboll. Duke luajtur në nivele të larta dhe duke tjetërsuar Milanin, te kuqezinjtë janë të bindur që t’i besojnë këtij futbollisti edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë në intervistën pas ndeshjes kundër Sampdorias, Ibrahimoviç e krahason veten me Benjamin Buton, personazhin në filmin e Brad Pit, që nuk plaket kurrë.

“A jam si vera? Unë jam si Benjamin Buton, gjithmonë kam qenë i ri, kurrë i vjetër. Pioli ka bërë një punë të madhe pa ditur të ardhmen e tij. Skuadra tani beson dhe e mbështet. Duhet të vazhdojmë kështu dhe unë e kam ende forcën për të shënuar. Ata më thonë që ti je i vjetër dhe i lodhur, por unë vetëm sa kam bërë nxehmjen. Tani jemi më shumë agresiv dhe konkret. Në Seria A nuk ke shumë mundësi, duhet të konkretizosh menjëherë rastet e para”, ka thënë Ibrahimoviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online