Sa për foto, por jo kështu! Kërkon La Liga-n me Vijarealin, të gjithë tallen me Emerin nga stilolapsi

Unay Emery u shkarkua nga drejtuesit e Arsenalit pas një sezoni mjaft të dobët të zhvilluar në krye të pankinës. Megjithatë trajneri spanjoll arriti të gjejë menjëherë një ekip të ri, duke marrë drejtimin e Villareal. Villareal e mbylli këtë vit në vendin e 5-të, duke mos arritur të zërë një vend në Top-4, për të siguruar një biletë në Champions League.

Edhe pse objektivat e klubit janë të rikthehen në Champions League, Unay Emery ëndërron titullin kampion në La Liga. Për këtë reagim trajneri spanjoll mori shumë komente me sarkazëm në internet, pasi askush nuk e beson këtë qëndrim të Emery. Por nuk mjafton kjo, tashmë 48 vjeçari është bërë pjesë e “memeve” në internet, pasi foto zyrtare e ka kapur atë gjatë ditës së parë të punës në zyrë duke mbajtur stilolapsin që nuk mund të shkruante mbi fletë. Padyshim që ky gjest ka shkaktuar shumë humor në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online