“Unë jam shqiptar nga mishi dhe gjaku”! Enekeleid Dobi ia bën të qartë polakëve: E dua Shqipërinë në Europian, e di se çfarë do të thotë…

Enkeleid Dobi, e ushtron veprimtarinë e tij në Poloni, por kurrsesi nuk mund të harrojë origjinën e tij. Trajneri që më parë ka qenë edhe pjesë e Kukësit, e ka bërë të qartë në një intervistë për mediat polake se dëshiron që Shqipëria të kalojë në Europian.

“Unë jam shqiptar nga mishi dhe gjaku. Aty kam lindur, aty jam rritur dhe për të kam luajtur. Ndaj i uroj më të mirat Kombëtares time. Do të doja shumë që Shqipëria të kalonë në Europian sepse e di se çfarë do të thotë kjo për bashkë kombasit e mi.

E kam provuar njëherë këtë në vitin 2016, por ky komb i meriton sërish këto emocione të bukura. Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një ekip kaq të mirë sa tani. Nëse do të ishte për mua, do të doja që kjo ndeshje të dilte barazim dhe në fund të kualifikoheshin në Europian Shqipëria dhe Polonia. Ky skenar mund të ndodh ende”, tha Dobi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online