“Unë fle me televizorin ndezur dhe Mesi acarohet”, Aguero për marrëdhënien e ngushtë me yllin argjentinas

Lionel Messi dhe Aguero kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin. Të dy lojtarët njihen bashkë që nga mosha 17 vjeçare, madje sa herë luajnë me kombëtaren argjentinase ndajnë të njëjtën dhomë. Sulmuesi i Sitit ka ndarë një histori qesharake me publikun në lidhje me patriotin e tij. “Unë gjithmonë bie në gjumë me TV të ndezur dhe mëngjesin tjetër ai  gjithmonë ankohet. Atij i pëlqen të jetë i saktë me çdo gjë,”- u shpreh Aguero.

Megjithatë shumë herë Lionel Messi është akuzuar nga mediat si një person që këkon të ketë shumë ndikim tek skuadrat që luan, për shkak të arritjeve të tij në futboll. Një nga gjërat që 33 vjeçari është kritikuar më shumë, është fakti që ai vendos nëse një lojtar do të luajë me Argjentinën apo Barcelonës, por që është mohuar kategorisht nga fituesi i 6 herë Topit të Artë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online