“Unë flas konkretisht, do e zbuloj një emër”! Andi Lila tregon ofertën e klubit që kërkon Gentian Selmanin

Gentian Selmani është një prej prodhimeve kualitative të Superiores që bëri hapin për t’u larguar nga Shqipëriz, për të mbërritur te Menemespori në Turqi. Nga paraqitjet e zhvilluara me këtë skuadër portieri shqiptar ka fituar interesimin e shumë klubeve të tjera.

Gjithmonë është përfolur për Serinë A, por një ofertë konkrete i ka ardhur nga Karabaku në Azerbajxhan. Këtë e ka konfirmuar edhe Andi Lila në emisionin e Enkeleida Zekos në “Fair Play”, atje ku e ka vlerësuar Selmanin për paraqitjet e bëra.

“Unë flas konkretisht gjithmonë dhe do e zbuloj një emër. Selmanin e kërkon dhe ka pasur ofertë nga Karabaku, atje ku ka luajtur edhe Agolli. Është një ekip që shkon në grupet e “Champions League” dhe është gjë shumë e mirë. Seria A pastaj është një ëndërr për çdo lojtar, që unë e kam prekur, por ia uroj edhe Selmanit. Po paraqitet në mënyrë fantasike te Menemespori, ata shumë pikë i kanë nga Gentiani që është gjithmonë lojtari më i mirë”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *