“Unë do të kisha marrë Berishën”, gazetari italian i propozon gardianin e Shqipërisë klubit të Serisë A: Mund të sjellë ato 7-8 pikë që duhen

Paolo Esposito ka dhënë një intervistë për “TuttoCagliari.net”, ku ka propozuar transferimin e Etrit Berishës. Gazetari italian e sheh portierin e Empolit si të duhurin për Kaljarin. Kaprile është kthyer te Empoli dhe në ndeshjet e fundit ka arritur të marrë edhe vendin e titullarit ndaj Berishës. Nisur nga ky fakt, Esposito hedh idenë e huazimit të portierit shqiptar, i cili sipas tij mund t’i sjellë Kaljarit ato pikë që i duhen për të siguruar mbijetesën në Serinë A.

“Edhe Skufeti, sipas meje, nuk ofron siguri të madhe, duke marrë para sysh pritshmëritë që ka pasur në fillim të karrierës dhe nuk i ka respektuar. Po të isha në vend të Julinit, falë rikthimit të Kapriles, do të provoja të merrja Berishën e Empolit. Është një portier i mirë, me përvojë dhe që mund t’i sjellë kuqebluve ato 7-8 pikët më shumë për të siguruar mbijetesën. Ndoshta duke propozuar një shkëmbim, pikërisht me Radunoviçin”, ka thënë Paolo Esposito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online