“I dërgova Tares mesazh për ta uruar, por tre muaj më vonë u pendova”, ish-futbollisti zhgënjehet nga Sarri: E takova nga afër, gjente 1000 alibi kur humbte

Roberto Rambaudi ka dhënë disa deklarata në “Giochiamo d’Anticipo”, i cili transmetohet në “Campania Televomero”. Ish-futbollisti ka folur ndër të tjera për Mauricio Sarrin. Rambaudi është shprehur se ka qenë një adhurues i trajnerit italian pas suksesit që pati në krye të Napolit. Ai ka treguar se e ka përgëzuar Igli Taren në momentin kur e solli në krye të pankinës së Lacios, por u pendua pasi e takoi personalisht tre muaj më vonë.

“Unë e kam mbrojtur gjithmonë Mauricio Sarrin kur ai ishte në Napoli. Trajneri, në kryeqytetin e Kampanias, bëri shumë mirë. Të mos harrojmë se ai arriti 91 pikë, një rekord i vërtetë. Për më tepër, futbolli i tij ishte spektakolar, argëtues, më emocionoi. Unë kam qenë gjithmonë një Sarrian i bindur.

Kur mësova se Lacio kishte nënshkruar me Mauricio Sarrin, mbaj mend që i dërgova një mesazh Tares për ta uruar. Por më pas ndryshova mendje. Pas tre muajsh takova trajnerin jashtë fushës. Ka mundësi që pas çdo rezultati jo pozitiv të skuadrës së tij, ai të kërkojë një mijë alibi. Faji është gjithmonë i të tjerëve, asnjëherë i tiji. E përsëris, megjithatë: si njeri në fushë nuk kam asgjë për ta qortuar” , është shprehur Roberto Rambaudi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online