Sikur të mos mjaftonte fakti se do të luhet në 17.00, në temperatura tropikale, forcat e rendit në “Selman Stërmasi” e jashtë tij me shumë mundësi do të kalojnë disa orë të sikletshme.
Tifozët bullgarë të Botevit, rreth 150 të tillë, po vijnë drejt Tiranës jo thjesht për të ndjekur sfidën kundër Partizanit, por edhe për të matur forcat me Guerrilsat.
Që në Maqedoni policia vendase ndali për disa orë ultrasit bullgarë për shkak të sjelljes së tyre, me mbishkrime nacionaliste në një pikë karburanti në Kumanovë, ndërsa u desh ndërhyrja e konsullatës bullgare që të zhbllokohej gjithçka, duke bërë që disa tifozë të liroheshin pas pagesës së 200 eurove gjobë.
Edhe në kufirin shqiptar rapprtohet se ka pasur probleme, pas kontrolleve nga policia shqiptare, ndërsa udhëtimi drejt Tiranës do të bëhet me eskortë policore për të evituar ndonjë ngjarje të shëmtuar.