Ultimatumi i Tavos, 5 pikë ndaj “big”-ëve

Numri një i klubit gjirokastrit paralajmëron se të gjithë do të marrin përgjegjësitë e tyre. 

Gëzim Beqiri

Humbja me Kamzën solli shumë pasoja te bluzinjtë e Luftëtarit, të cilët pas përfundimit të ndeshjes deklaruan se dy nga lojtarët e skuadrës, portieri Festim Miraka dhe sulmuesi Fabrizio Nunjez janë të pezulluar pa afat. Për ta nuk mungoi as gjoba, ndërkohë që tanimë ka ardhur edhe ultimatumi nga presidenti Tavo.

“Pas masave të marra në skuadër dhe atyre që priten të vijnë, si presidencë kemi vendosur për objektiv që në tre ndeshjet e radhës të fitohen 5 pikë. Ky është ultimatum. Partizani, Kukësi dhe Skënderbeu janë ekipet e radhës me të cilat do të përballemi dhe do të kërkojmë këtë objektiv”, ka theksuar Tavo në deklaratën e dhënë për mediat.

Një Fitore dhe dy barazime kërkon numri një i Luftëtarit, për të evituar masat e mëtejshme si për stafin teknik ashtu dhe për lojtarët: “Në rast të kundërt do të jenë përgjegjës, duke filluar nga stafi teknik dhe deri tek futbollistët më pak të aktivizuar”, deklaroi presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online