Ultimatumi i presidentit Gjici, te Kukësi janë në ankth

Humbja me Flamurtarin erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ndërsa pretendonte ti afrohej kreut, Kukësi pa që befas Laçi u afrua, duke i rrezikuar vendin e tretë. Për këtë arsye, përpara ndeshjes me Tiranën, presidenti i klubit, Safet Gjici i kishte dhënë një ultimatum skuadrës: fitoni, në të kundërt nuk ka paga për muajin nëntor.

Kukësi nuk i’a doli të merrte maksimumin e pikëve përballë bardhebluve. Kjo pavarësisht penalltisë në favor, e cila u shpërdoruar nga Rexhinaldo, madje rrezikuan ta humbisnin ndeshjen, pas rasteve të krijuara nga Tirana dhe faktit që e mbyllën lojën në inferioritet numerik, prej kartonit të kuq të Uilliam Kordeiro.

Në fund, Tirana dhe Kukësi ndanë nga një pikë. Tani te blutë, të gjithë po presin me antkh vendimin e presidentit. Gjici ishte i qartë: pa fitore nuk ka rroga. Por, çfarë do të ndodhë tani që skuadra barazoi? Masat pritet të mos mungojnë, ndoshta duke i mbajtur lojtarëve një përqindje nga pagesa.

Nëse situata nuk ndryshon, ndëshkimi pritet të jetë edhe më i ashpër. Madje, nuk mungojnë zërat se po të mungojnë fitoret, lojtarët rrezikojnë ti kalojë edhe festat e fundvitit pa para në xhep. Sfida e radhës për Kukësin do të jetë ajo e fundjavës, ndaj Teutës. Një ndeshje për t’u rikthyer te fitoret dhe për të zbutur disi kreun e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online