“Ulkonja e Moravës” merr vëmendjen, Joana Kiptiu është më e mira e “Thai box Bellinzona”

Joana Kiptiu ka arritur të shpallet si sportistja më e mirë e aktiviteti “Thai box Bellinzona” që është mbajtur në Zvicër. Sportistja nga Korça me nofkën ‘Ulkonja e Moravës’ arriti fitore të vështirë duke mposhtur në ‘Muai Tai’ italianen Roberta Sarcinella, atje ku në fakt nuk mungoi mbështetja e tifozëve shqiptarë.

Gjithashtu atje gjendej edhe legjenda e ringut 7 herë kampioni botës Sak Kaoponlek, që ndoqi nga afër të gjithë organizimin dhe nuk i kurseu elozhet për paraqitjen e sportistet Kiptiu. Për këtë aktivitet, Joana Kiptiu është stërvitur në Itali në palestrën Black Eagle Gym me trajnerët Ermirian Bici dhe Ervis Bici. Ky i fundit u shpall kampion Europe në Muay Thai në aktivitetin “Albulena Fight Night”,  që u zhvillua në sheshin “Skënderbej’. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online