Uli rrogat e lojtarëve dhe i ble gruas makinë 140 mijë paund, futbollistët e klubit anglez acarohen me CEO-n

Situata prej Covid-19 ka shkaktuar një krizë të madhe financiare edhe në botën e futbollit, ku shumë klube kanë kërkuar nga lojtarët dhe punonjësit e tyre të sakrifikojnë një pjesë të pagës për të rimëkëmbur arkën e klubit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me skuadrën e Bournemouth-it, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Premier League, kategori në të cilën kërkon të rikthehet sërish në fund të kampionatit.

Por një gjest i fundit nga CEO i ekipit anglez ka acaruar lojtarët. Këta të fundit kanë pranuar uljen e rrogave të tyre, ndërsa së fundmi janë befasuar nga dhurata që Neill Blake mendoi t’i bënte gruas së tij për Krishtlindje. Një makinë luksoze Bentley me vlerë 140 mijë paund dhe me targa të personalizuar ishte tema e ditës në dhomën e zhveshjes së Bournemouth raporton tabloidi britanik “The Sun”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online