Zyrtare/ Mori humbje turpëruese 6-0 kundër Spanjës, merret vendimi për të ardhmen e Lëv në Kombëtaren gjermane

Gjermania ka humbur shumë nga ajo Kombëtare që kishte hije të rëndë për çdo kundërshtar në fushën e lojës. Një Kampionat Botëror për t’u harruar vuri në pikëpyetje vendin e Joakim Lëvit në krye të pankinës. Por edhe sot, 2 vite më pas, e ardhmja e trajnerit gjerman u lëkund fort pas asaj humbjeje turpëruese me shifrat 6-0 kundër Spanjës.

Federata Gjermane e Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar ecurinë e trajnerit të “pancerave“ dhe në fund ka dalë me një vendim zyrtar. Joakim Lëv gëzon mbështjen e Federatës të paktën deri në përfundim të Kampionatit Europian që do të zhvillohet verën e ardhshme. Në Gjermani nuk duan të nxitohen për të bërë ndryshime në pankinë, për këtë arsye në stolin e Kombëtares gjermane do të ulet po i njëjti trajner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online