Ulën Teutën dhe ngjitën Partizanin, Arapi reagon për emisionin sportiv: Siç jeni mësuar duke ngrënë…

Në emisionin “Procesi Sportiv” gjatë mbrëmjes së sotme është bërë pasqyrimi i futbollit shqiptar, por me një gabim që nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendje. Në renditjen e publikuar ishte Partizani që kishte marrë vendin e Teutës me 20 pikë, për të qenë në vendin e dytë, megjithëse në realitet janë durrsakët që e kanë këtë pozicion.

Gabimi në fjalë ka vazhduar edhe më të pranishmit në studio që e kanë cilësuar Partizanin si skuadrën që ndodhet në vendin e dytë dhe në ndjekje të Vllaznisë, ndërsa këtë “lapsus” nuk e ka lënë pa reagim futbollisti i Teutës, Renato Arapi.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka lënë këtë shkrim: “Ne e dimë fare mirë që jemi shumë “larg” kryeqytetit, por edhe të na “hani” pikët siç jeni mësuar ju duke ngrënë sikur nuk shkon”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online