“Manchester United më shumë penallti se unë në 5 vite e gjysmë”, ironitë e Klopit pas humbjes

Jurgen Klop ka shpërthyer me ironi të shumta në deklaratën e tij pas humbjes së Liverpulit në shifrat 1-0 ndaj Southampton. Skuadra e ka humbur tërësisht busullën në këto ndeshje të fundit dhe po vuan së tepërmi në “Premier League”.

Manchester United ka shansin për të marrë kreun e kampionatit anglez, në një kohë që disa javë flitej për shkarkimin e Solskjaer dhe ku kryesimi në “Premier League” nuk mund ta dërgonte në mendje as tifozi më i çmendur. Klop ka mbetur i pakënaqur me mënyrën sesi arbitri ka ndarë drejtësinë në përballjen me Southampton, atje ku kërkon penallti për ndërhyrjen ndaj Manes dhe për një prekje të topit me dorë në zonën kundërshtare.

“Nëse dikush më thotë se Sadio Mane stimulon shumë, kjo është shakaja më e madhe në këtë botë. Ekipet e tjeraduhej të dënoheshin më këtë llogjikë. Hendbolli, ju lutem ta ma shpjegojë pak dikush këtë lojë? Gjithsesi ne e nisëm shumë ngadalë dhe nëse vazhdojmë kështu si sot, ndaj ekipeve si Southampton, thjesht je duke luajtur me zjarrin. Vendi i parë? Manchester United ka më shumë penallti në këto dy vite se unë në pesë vite e gjysmë, por nuk ka justifikime”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online