Në vendin tonë do të organizohet jnë prej ndeshjeve më të mëdha të boksit. Të shtunën më datë 15 dhjetor, ora 18:-00 në ambientet e sallës sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park, Jurgen Uldedaj, do të vihet përballë argjentinasit Nikolas Leandro Arganaraz.
Fituesi i duelit do të shpallet i titullit titullin kampion bote “WBO Junior” në peshën “Cruiserweight” (deri në 90.7 kg). Boksieri lezhjan vjen në këtë përballje si i pamposhtur me një rekord prej 9 fitoresh, dy prej të cilave me nokaut. Kundërshtari argjentinas është gjithashtu i pamposhtur me një rekord prej 7 fitoresh.
Sot është organizuar dhe konferenca për shtyp, ku Uldedaj ka folur para medieve. Sportisti ka treguar se është i emocionuar që do të ketë mundëisnë që performojë para publikut të tij.
“Dua të tregoj veten te populli shqiptar aftësitë e mia. Është një hap drejt titullit WBO”.
“Si është të ndeshem në Shqipëri, në shtëpinë tim? Është herë e parë në boksin profesionist që zhvillohet një ndeshje e tillë. Është diçka e veçantë. Kam mbështetje nga familja dhe shumë miq, çka është një shtysë shumë e madhe”.
“Dua të përqendrohem vetëm te ndeshja e radhës dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen”.
“Kemi bërë një punë të shkëlqyer me trajnerin tim. E kam studiuar kundërshtarin. Një favor për mua është se trajneri im ka qenë mëngjërash dhe them se ja kemi gjetur çelësin”.
“Eksperienca ime dhe e kundërshtarit është thuajse e barabartë”.
“Njërit nga ne numri zero i humbjeve do i ndryshojë. Me mirë të ndodhë me kundërshtarin”.
“Dua që t’ia sjell Shqipërisë këtë titull. Unë garoj për një klub gjerman, por jam shqiptar dhe do garoj me himnin shqiptar”.
Nuk kanë munguar dhe fjalët e promotorit të kësaj ndeshje, Ulf Shtajnfort, i cili ka veçuar faktin se është diçka shumë pozitive që një ndeshje e nivelit të tillë do të organiohet në Shqipëri. Shtajnfort ka treguar se për sportistin lezhjan është një ngjarje e madhe.
“Jemi të lumtur që kemi ardhur këtu dhe po na mbështesni në këtë projekt i cili është shumë i rëndësishëm”.
“Për Jurgenin është një ngjarje e madhe, pasi do të synojë një titull tejet të rëndësishëm, por përfaqëson edhe Shqipërinë. Uroj që ta rrëmbejë këtë gjerdan të artë”.
“Do të kemi 8 ndeshje boksi, me boksierë të rinj dhe premtues. Është një aktivitet i rëndësisë së lartë”.
“Boksi mund të jetë një dhe biznes familjar, pasi dihet që do të boksojnë dy familje si në rastin konkret, të eventit që do të zhvillojmë ne. Ky sport ka të ardhme edhe në vendin tuaj dhe këtë dua ta veçoj. Rasti konkret është i Uldedajt. Uroj që të kemi një mbrëmje të bukur të shtunën. Të dy janë dy sportistë të pamposhtur dhe kjo premton shumë, për të parë një ndeshje të bukur në një ndeshje që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri”.
Trajneri Dirk Dzemski ka marrë fjalën më pas, duke theksuar se ai beson shumë te sportisti shqiptar, të cilin e sheh në një të ardhmen me brezin e kampionit, në nivele akoma dhe më të larta.
“Është pa dyshim diçka shumë e mirë për mua që ndeshja bëhet në Shqipëri. Jurgeni ka shanse që ta fitojë trofeun e tij të parë të madh në vendin e tij”.
“Në ndeshje të tilla është e rëndësishme të jesh i qetë. Besoj se Jurgeni do të bëjë më të mirën e tij për të dhuruar një ndeshje emocionuese. Jurgeni ka qenë gjithnjë i qetë dhe i ftohtë, edhe të shtunën do të jetë i tillë”.
“Për të qenë korrekt, e kemi provuar shijen e një kampioni Bote. Deri më tani Jurgeni ka shfaqur vetëm 50% të aftësive të tij. Akoma nuk e keni parë Jurgeni plotësisht, por do të jetë një ditë Kampion Bote në një nga katër disiplinën më të mëdha’.
Nikolas Arganaraz, kundërshtari i Uldedaj ka preferuar që të jetë disi më i rezervuar, duke veçuar vetëm faktin se ai shpreson që në fund të triumfojë ai që e meriton.
“Nuk ka të bëjë fakti se luajmë në Shqipëri. E rëndësishme është që të përqendrohem në maksimum”.
“Nuk më penalizon fakti që jam mëngjarash. Do ndeshem me një boksier të mirë dhe të përgatitur. Uroj të fitojë më i mirë dhe uroj që të jetë një ndeshje sa më e bukur”.
“Ishte një surprizë për mua, por e kemi marrë me shumë seriozitet këtë aktivitet”.