Një sezon i tmerrshëm për Pizën, por pozitiv në aspektin personal, nmuk i ka mjaftuar Samir Ujkanit të bindë Xhenoan ta mbajë.
Klubi gjenovez e kishte lënë në huazim te Piza, ndërsa tani ia jep përfundimisht Kremonezes.
Daniele Croce e Samir Ujkani nuovi innesti grigiorossi. Benvenuti!#tantavogliadicremo pic.twitter.com/X9TY5IVVvq
— U.S. Cremonese (@USCremonese) July 14, 2017
Klubi nga Kremona sapo është kthyer në Serinë B dhe ka ambicie të mëdha, sepse përveç Ujkanit ka blerë edhe emra të njohur si Kroçe i Empolit, ndërsa i ka ofruar kontratë me 500.000 euro në sezon Alberto Xhilardinos, i cili pritet të firmosë.
Vetë Ujkani ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe sërish do të jetë titullar fiks në Serinë B.