Malazezët e panevojshëm për Superioren shkëlqejnë në Europa League

Mbrëmë Mlladosti i Podgoricës fitoi 1-0 në Austri, ndaj Shturmit të Gracit, për Europa League. Ne nuk kemi fituar kurrë në Austri. Kemi luajtur nja dy miqësore: vjet Teuta u bë tabelë qitjeje nga Austria e Vjenës, sivjet Kukësi e njëjta gjë kundër Volfsberger.

Në formacionin e Mlladostit ishin 3 njohje të vjetra e të reja shqiptare: Nikolla Vukçeviç e Stefan Cicmil në qendër të mbrojtjes, Marko Çetkoviç si mesfushor ofensiv.

I mbani mend? Natyrisht që po, të paktën dy të fundit. Cicmil iku duke marrë ofendime e mallkime, sepse në Korçë shkaktoi një penallti, ashtu si Serran i Kukësit në Moldavi e qindra futbollistë të tjerë në histori.

Cicmili u konsiderua tradhtar, pa përkushtim, pa dëshirë, pa seriozitet, ndoshta i shitur, etj, etj, etj.

Në qershor i mori Mlladosti, “Rinia” e Podgoricës, që e rinoi. Mbrojtësi u kthye në bishë, perfekt në stërvitje e në fushë. Çfarë ndodhi? Pyesni në Shkodër.

Atje luante edhe Vukçeviç para pak vitesh, qendërmbrojtës ekspert e pozicional. Doli edhe ai i tepërt, kishim e kemi pa fund lojtarë më të mirë (për dreq, nuk po i gjejmë dot).

Po Marko Çetkoviç? Në Laç ishte mbret, te Partizani nuk u bë dot aq i rëndësishëm sa mendohej. Në një mesfushë luftarake e pak teknike, ku Starova ishte kopsitur gjithçka, dukej qartë që fantazia e Çetkos nuk gjente hapësirë.

Iku Çetkoviç, i panevojshëm, i lirë, shkoi dhe po shkëlqen në Podgoricë, ku ëndërrojnë turin e tretë. Do e kishte arritur edhe Partizani, por si tha Starova: “Nuk kishim lojtarë, na ikën”.

Tre malazezë, të tre me paga të ulëta në Mal të Zi, mund të zgjidhnin hallet e Vllaznisë apo Partizanit këtë verë, por a i duam dhe a u japim kohë, qetësi e profesionizëm?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online