Ujkaj: Fitorja me Burrelin detyrim, koha për të mbyllur llogaritë

Veleçiku kërkon të mposhtë Burrelin në sfidën e fundit shtëpiake, çka matematikisht u garanton mbijetesën në Kategorinë e Parë. Diferenca me Shënkollin e vendit të parafundit është gjashtë pikë, por ka edhe një ndeshje mes tyre dhe në Koplik mendojnë ta zgjidhin gjithçka këtë javë.

Mesfushori Ditmir Ujkaj ka folur për SportEkspres.com para ndeshjes me matjanët: “Matematika na bën që të jemi të kujdesshëm edhe në këtë përballje me Burrelin. Janë edhe dy ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Futboll është, ndaj nëse bëhet kujdes nuk është gabim. Madje në këtë rast është vlerësim e seriozitet në garë. Fitorja për ne është edhe si një detyrim për të mbyllur hesapet me mbijetesën në Kategorinë e Parë. Pastaj në ndeshjen e fundit në Shënkoll mund të shkojmë më të qetë”.

Ujkaj shton se fitorja me Burrelin duhet marrë edhe në respekt të tifozerisë së tyre: “Një mbyllje me fitore para sportdashësve tanë është respekt e detyrim për ta. Gjatë gjithë sezonit ata kanë qenë në ‘Reshit Rusi’ sikur ne të luanim në Koplik, duke u bërë mbështetje e fuqishme për skuadrën”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *