“Uells, golf, Madrid! Në këtë rend”/ Fjalët e Bale frymëzojnë Barcelonën, katalanasit tallen me Realin në faqen zyrtare

“Uells, golf, Madrid! Në këtë rend”. Baneri i shpalosur nga Bale me Kombëtaren e tij para disa vitesh bëri bujë të madhe në media. Sulmuesi akuzohej shpesh për pasionin në lidhje me golfin, të cilin e vinte edhe përpara klubit madrilen. Kjo shtyu uellsianin të ironizonte në sytë e të gjithvegjigantët e Real Madridit.

Por gjesti i tij ka frymëzuar rivalin e përjetshëm, Barcelonën. Këta të fundit kanë kaluar një pjesë të kohës së tyre duke luajtur golf, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi në faqen zyrtare në rrjete sociale. Klubi katalanas ka publikuar momente nga lojtarët që ishin duke luajtur golf dhe ka nisur të “tallet” me “los blancoc”.

“Barcelona, qendër stërvitore, golf. Në këtë rend”, shkruan klubi blaugrana në faqen e vetë zyrtare. Një mesazh i pastër ky në drejtim të Realit, teksa i kujton faktin se ndryshe nga Bale, lojtarët katalanas kanë prioritet klubin dhe stërvitjen, e më pas golfin./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online