E bujshme/ Tuchel e dha sinjalin ndaj Arsenalit, Chelsea bisedon për huazimin e Armando Brojës te ekipi i Serisë A

Armando Broja ka shkëlqyer në këtë fazë përgatitore me ekipin e parë të Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në çdo ndeshje që është aktivizuar me skuadrën që drejtohet nga Tuchel. Gol dhe asistit në 45 minutat me Peterbourg, goli në ndeshjen e zhvilluar brenda ekipit që përfundoi në shifrat 1-1 dhe për ta mbyllur me golin ndaj Bournemouth.

Menjëherë pas kësaj miqësore, trajneri Tuchel dha sinjale pozitive duke u shprehur se Armando Broja duhet të vazhdojë me këtë ritëm. Por kur të gjithë po prisnin që të shihnin sesi do të luante talenti shqiptar ndaj Arsenalit, erdhi vendimi i papritur.

Tekniku i Chelsea-t largoi thuajse gjithë të rinjtë e marrë në skuadër, për t’u kthyer sërish me bazën e vjetër. Mes tyre ishte edhe Armando Broja që shkoi te Chelsea U-23, atje ku arriti që të shënonte një super gol ndaj Woking për të vazhduar me statistikat e tundjes së rrjetës në çdo ndeshje.

Së fundmi është Fabrizio Romano që ka raportuar se klubi londinez po bisedon me Udinezen për të huazuar Armando Brojn në Serinë A. Mbetet që të shihet sesi do të përfundojnë tratativat, ndërsa i çuditshëm shihet vendimi i Tuchel për të mbërritur në një përfundim të tillë duke parë statistikat e sulmuesit që pritej të mbetej në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online