“Do fitoj titullin edhe me Milanin”, flet Giroud: E di sesa gola do shënoj, por nuk ua them

Oliver Giroud ka folur për herë të parë në konferencë për shtyp, pasi u transferua tek Milani. Francezi e nisi mjaft mirë aventurën e tij tek kuqezinjtë, duke shënuar vetëm tre minuta pas hyrjes në fushë. Në këtë konferencë, ish lojtari i Chelsea deklaroi se në çdo skuadër që ka luajtur ka lënë shenjë dhe të njëjtin plan ka të bëjë dhe tek Milani. Ai gjithashtu deklaroi se e parashikon sa gola do të shënojë, por nuk nxiton tpër ta treguar.

“Në çdo skuadër që kam luajtur kam lënë shenjë. Edhe këtu dua të lë shenjë. Kam fituar plot tituj në karrierën time, por dua të fitoj dhe me Milanin. E kam në mendje numrin e golave që do të shënoj, por nuk do ta them. Sigurisht që dua të shënoj sa më shumë dhe të ndihmoj skuadrën. Dua të bëj më të mirën për skuadrën dhe të përfitojmë sa më shumë”- tha Oliver Giroud, tashmë lojtari i Milanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online