Duke filluar nga viti 2021 UEFA do të fillojë organizimin e një turneu të tretë krahas Champions League dhe Europe League. Momentalisht kompeticioni i ri quhet me emrin eksperimental “UEL2” dhe do të jetë një turne i ngjashëm me Europa League, por për ekipet të një niveli më të ulët.
Në këtë turne do të marrin pjesë 32 ekipe, ku shumica e të cilave do të jenë nga kampionatet e ballkanit, ato nordike dhe ato të europës juglindore. Në një dokument të bërë publik së fundmi nga UEFA është përcaktuar dhe struktura e kualifikimit që do të duhet të ndjekin klubet për të qenë pjesë e këtij turneu.
Kampionati shqiptar preket jo pak nga ky kompeticion i ri. Duke filluar nga sezoni 2020/2021, klubet e Kategorisë Superiore nuk do të fitojnë më vende në kualifikueset e Europa League. Situata nuk ndryshon vetëm për klubin kampion që do t’i jepet shansi për të qenë pjesë e raundit të parë të kualifikueseve të Champions League.
Situata ndryshon për vendin e dytë, të tretë dhe fituesin e Kupës. Deri më ekipet e renditura në këto pozicione fitonin të drejtën e pjesëmarrjes në raundin e dytë të “Europe League”, duke filluar nga eliminatoret e vitit 2021, ekipet shqiptare do të kenë tre “bileta” për në raundin e parë të “UEL2”.
Për t’u kualifikuar në këtë kompeticion skuadra nga vendi ynë i duhet të kalojnë katër ture: tre raundet dhe ndeshja e fazës play-off.