UEFA vendos për sezonin e ardhshëm të Champions League, ja kalendari për kompeticionin më prestigjoz të klubeve

0

Champions League do të përfundojë në muajin gusht, ndërsa UEFA ka hedhur vështrimin tashmë në të ardhmen për sezonin e ri. “Sky Sports” ka shpërndarë edhe kalendarin për edicionin 2020-2021. Kompeticioni më madhor për klube do të nisë kështu një muaj më vonë se zakonisht. Nuk do të jetë më muaji shtator ai që do të sjellë magjinë e Championsit për tifozët, pasi skuadrat do të nisin rrugëtimin e tyre në muajin tetor.

Faza e grupeve përfundon brenda këtij viti në muajin dhjetor, ku në datat 8-9 do të jetë vendosur edhe verdikti përfundimtar për skaudrat që sigurojnë kalimin në ndeshjet me eleminim direkt. Kjo fazë e dytë do të fillojë në 16 shkurt, ndërsa rrugëtimi do të kulmojë më 29 maj, me finale që do të luhet në Stamboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Datat e sezonit 2020-2021 të Champions League

  • Faza e grupeve dita 1: 20-21 tetor 2020
  • Faza e grupeve dita 2: 27-28 tetor 2020
  • Faza e grupeve dita 3: 3-4 nëntor 2020
  • Faza e grupeve dita 4: 24-25 nëntor 2020
  • Faza e grupeve dita 5: 1-2 dhjetor 2020
  • Faza e grupeve dita 6: 8-9 dhjetor 2020
  • Raundi i 1/16-ve ndeshja e parë: 16-17 shkurt 2021, 23-24 shkurt 2021
  • Raundi i 1/16-ve ndeshja e dytë: 9-10 mars 2021, 16-17 mars 2021
  • Cerek-finalja ndeshja e parë: 6-7 prill 2021
  • Cerek-finalja ndeshja e dytë: 13-14 prill 2021
  • Gjysmë-finalja ndeshja e parë: 27-28 prill 2021
  • Gjysmë-finalja ndeshja e dytë: 4-5 maj 2021
  • Finalja: 29 maj 2021 në Stamboll

 

 

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.