“Përpjekja e dëshpëruar për njohje“/ Shaqiri i kthehet me ironi prestigjozes zviceriane: Ja ku e keni faqen e parë

Xherdan Shaqiri ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes zviceriane “Blick“. Pas fitimit të titullit kampion me Liverpulin, Andreas Boni ka shkruar një artikull në median në fjalë të titulluar “Shaqiri dhe përpjekja e tij e dëshpëruar për t’u njohur”. Në shkrimin e gazetarit zvicerian trajtohet fakti se sulmuesi shqiptar numëron plot 17 trofe të fituar, megjithëse nuk ka qenë gjithnjë në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij.

Boni sjell në kujtesë eksperiencën e Shaqirit te Bajerni dhe Liverpuli, ku edhe pse shumicën e kohës ka ngrohur stolin, sërish në fund krenohet në rrjetet e tij sociale me trofetë në duart e tij. Një artikull ky që patjetër nuk është pritur mirë nga futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës.

Shqiri ka thyer heshtjen dhe për këtë ka përdorur rrjetin e tij social në “Twitter“, ku nuk e kursen ironinë dhe thumbnon kështu gazetën “Blick“ dhe autorin e shkrimit. “Të dashur Blick dhe Andreas Boni, ndërkohë që jeni të mërzitur në zyrë, ja ku e keni foton e faqes së parë të ardhshme“, shkruan Shaqiri bashkangjitur fotos së tij, ku tregon edhe 17 trofetë e fituar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online