UEFA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me FSHF, një tjetër turne do të zhvillohet në Shqipëri

Pas organizimit të suksesshëm të turneut “UEFA Development” për moshën U-16 për meshkuj, një tjetër turne i ngjashëm, këtë herë për femra do të organizohet në vendin tonë.

Bëhet fjalë për Kombëtaren shqiptare U-16 për femra që do të marrë pjesë në këtë organizim të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohet në Shqipëri në datat 3-8 maj. Në këtë turne do të marrin pjesë edhe tre ekipe të tjera, krahas ekipit të Shqipërisë U-16, Kosova U-16, Kazakistani U-16 dhe Mali i Zi U-16. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Ekipi ynë Kombëtar, i drejtuar nga Agustin Kola do të qëndrojë i grumbulluar në Kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në prag të këtij turneu të rëndësishëm e zhvillimor për këtë grupmoshë.

Turneu do të nisë më 3 maj, me Shqipërinë që do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi në ora 10:30, ndërsa në po të njëjtën ditë, Kosova do të sfidojë Kazakistanin në ora 13:30. Ndeshjet e dyta të turneut do të zhvillohen më 5 maj, me sfidën Shqipëri – Kosovë që zhvillohet në ora 10:30 dhe Mal i Zi – Kazakistan që luhet në ora 13:30. Sfidat e fundit në grup do të luhen më 8 maj, me vajzat kuqezi që do të përballen me Kazakistanin në ora 10:00 ndërsa Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi në ora 13:00.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur edhe lista e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Agustin Kola për këtë turne.

Ky nuk është organizimi i vetëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, që përgjatë këtij viti ka organizuar ndeshjet e raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për femra U-16 dhe turneun “UEFA Development” për meshkuj U-16, teksa prej kohësh po përgatitet edhe për finalen e madhe dhe historike të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Shqipëri dhe do të jetë një ditë festive për të gjithë futbolldashësit shqiptarë dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online