UEFA i ka dhënë gjithmonë besim arbitrave shqiptarë për të treguar veten e tyre në nivelet përtej futbollit tonë. Këtë herë do të jetë një katërshe e gjyqtarëve të Shqipërisë që do të mbërrijë për të gjykuar takimin e Hollandës U-21.
Këta të fundit do të luajnë në transfertë me Qipron, ndërsa ndeshja zhvillohet në ditën e nesërme në orën 18:00. Si ndihmës i Hamitit do të jetë Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi, ndërsa gjyqtari i katërt i takon Olsid Ferataj.
Një mundësi e mirë kjo për arbitrat tanë që të marrin vlerësime pozitive kur dalin jashtë futbollist të Shqipërisë. Nëpërmjet paraqitjeve të tyre në këto takime që i besohen nga ana e UEFA-s mund të kemi në të ardhmen edhe një gjyqtar shqiptar që të gjykojë në nivelin më të lartë të futbollit europian. /Sport Ekspres/