E përjashtua se po pinte cigare para ndeshje, Gjinovci: Largojeni tani Muriqin nga Kosova

Kosova po kalon një moment mjaft të vështirë. Në 4 ndeshjet e fundit dardanët kanë regjistuar vetëm 1 barazim e 3 humbje, që tregojnë një formë mjaft të dobët të përfaqësues kosovare. Disfata me Maqedoninë e Veriut ishte majft e dhimbshme për tifozët shqiptarë, pasi humbën mundësinë për të parë një nga përfaqësueset në Euro 2021.

Pas kësaj humbje lojtarët e kishin humbur motivimin duke u mposhtur në shtëpi edhe ndaj Sllovenisë. Tifozët dardanë të frustruar nga këto rezultate kanë kërkuar nga FFK që të marë masa të menjëhershme. Por duket se portieri i Kosovës, Muriq ka vendosur t’i kaloj këto momente të vështira nën shoqërinë e një femre si dhe duke pirë alkool, çka ka acaruar ish lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës në minifutboll, Orion Gjinovci.

Ai ka shpërthyer në një postim në Facebook, duke kërkuar përjashtimin e tij, ndërsa kjo sjellje ekzistoi në kohën kur Gjinovci u fotografua duke pirë cigare përpara një ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online