“Nuk të jepte eksitim”, Rudi Vata tregon problemin e Shqipërisë: I mungon një Lewandowski ose Shevcenko

Rudi Vata ka folur për takimin e djeshëm që u zhvillua mes Kazakistanit dhe Shqipërisë. Kjo ndeshje u mbyll në shifrat 0-0, ku pavarësisht rasteve të krijuara nga ana e kuqezinjëve, nuk arritën dot që të mposhtnin kundërshtarin.

Ndërkohë figura e njohur e Kombëtares, në një lidhje telefonike për “Ora Sport” është shprehur se mënyra sesi luajtën kuqezinjtë nuk të “eksitonte”. Kur kërkohet problemi i Kombëtares, Vata është shprehur se na mungon një sulmues që të na garantoj golin.

“Me kapacitetin e lojtarëve që ka në dispozicion nuk mund të krahasohemi me asnjë nga kundërshtarët në grup. Kemi lojtarët me piacën më të lartë në treg duke i krahasuar me me të gjithë lojtarët e këtyre kombëtareve të tjera. Ishte një performacë e varfër, që nuk të jepte eksitim. Një performancë që e kuptoje se ndeshja mund të shkonte në çfarëdo lloj rezultati.

Ne na mungon lojtari gol. Ne si kombëtare kemim për tu rrit e kemi për të bërë progres vetëm kur të kemi një lojtar tipi Dzeko, Shevchenko, Leëandoëski, një lojtar që tërheq përpara dhe të paktën nga garanton një 1 gol në 2 ndeshje”, tha Vata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online