UEFA pranon vjedhjen që iu bë Milanit në Champions League, dënohet arbitri turk që gaboi rëndë

Milani humbi në shifrat 1-2 ndaj Atletiko Madridit në Champions League. Kuqezinjtë janë ndierë të vjedhur nga arbitri turk Cakir që vendosi historikun e përballjes duke nxjerrë me karton të kuq Kessie në minutën e 27, ndërsa gjithashtu akordoi penallti në minutën e fundit të takimit.

Skuadra italiane përgatiti dosje voluminoze kundër Cakir, që mund të ketë vendosur edhe eliminimin e Milanit nga Champions League, teksa kuqezinjëve iu deshën shumë vite që të riktheheshin. UEFA ka vendosur që të dënojë arbitrin turk për një kohë të pacaktuar duke pranuar gabimet e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *