“Mbrojtja duhet të mos gabojë”! Alban Hoxha tërheq vëmendjen para derbit: Do të humbi edhe Dinamo

Alban Hoxha ka folur në konferencën për shtyp para derbit mes Partizanit dhe Dinamos. Gardiani i të kuqëve i ka tërhequr vëmendjen mbrojtjes duke i thënë se nuk duhet të bëjnë gabime, pasi po i kushtojnë shumë në këtë fillim të kampionatit.

“Kemi luajtur mirë në 3 ndeshje, jemi penalizuar nga gabimet individuale. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje, të mos gabojmë si më përpara. Loja do jetë e njëjtë, thjeshtë të minimizojmë gabimet. “Edhe Dinamo do humbë, si të gjithë.

Nuk kemi dëshirën më të madhe t’u shkaktojmë humbjen e parë, por të marrim fitoren vetë. Objektivi është të jemi sa më afër kreut. Dinamo është ekip i fortë, mbron mirë si ekip dhe ka sulm të rrezikshëm. Duke i parë këto, duhet të jemi të kujdesshëm prapa. Pastaj t’ia lëmë fushës, pasi varet si merret ndeshja”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online