Nga spitali menjëherë në stërvitje, Skënder Gega rikthehet me ëmbëlsira te Kukësi

0

Skënder Gega nuk ka humbur më kohë dhe menjëherë është rikthyer përkrahë ekipit të tij. Trajneri tropojan e fitoi betejën e vështirë me Covid-19 dhe vetëm ditën e djeshme u rikthye sërish në Shqipëri, pasi gjendej në Turqi për shkak se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua nga Koronavirusi. Megjithatë ky moment i vështirë tashmë është hedhur pas krahëve dhe Gega ka treguar profesionalizmin e tij, duke marrë menjëherë vendin në pankinë.

Trajneri Kukësit është rikthyer me ëmbëlsira te klubi verilindor, të cilat ua ka shpërndarë lojtarëve në takimin e zhvilluar përpara nisjes së seancës stërvitore. Gjithashtu Skënder Gega ka përgëzuar skuadrën për ecurinë dhe punën e kryer gjatë kohës që 57-vjeçari ishte duke mposhtur pandeminë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.