UEFA jep “OK”-in, Kosova tani luan në shtëpi

Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar. Stadiumi “Fadil Vokrri” e ka kaluar testin dhe është licencuar për të luajtur ndeshjet e Nations League. FFK ka marrë njoftimin nga UEFA dhe ky është një lajm i mirë për futbollin në Kosovë.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland do të zbresë në fushën e stadiumit të qytetit të Prishtinës më datë 10 shtator, teksa do të përballen me Ishujt Faroe prej orës 20:45. Stadiumi “Fadil Vokrri” i plotëson të gjitha kushtet dhe shpresohet që tanimë të vijnë edhe rezultatet pozitive për përfaqësuesen e Kosovës.

Dardanët kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” i kanë zhvilluar në stadiumin “Loro Boricci” të qytetit të Shkodrës, ndërkohë që tanimë do t’i luajnë në Prishtinë, ku pritet që edhe mbështja e tifozëve të jetë e madhe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *