UEFA jep kontributin e saj, shpërndan 1 milionë euro për fëmijët ukrainas

UEFA ka njoftuar ditën e sotme se do të japë një kontribut të madh për pjesën më të pafajshme në gjithë konfliktin e arm.atosur mes Ukrainës dhe Rusisë, fëmijët. Qeveria europiane e futbollit ka vendosur të shpërndajë një shifër prej 1 milionë eurosh për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve ukrainas. Para këto të cilat do t’i jepen Federatës së Moldavisë, e cila tashmë ka nisur nga puna për ndihmë humanitare.

“Fëmijët janë shumë të cenueshëm gjatë konflikteve dhe është detyra jonë të ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore dhe shëndetit të tyre. Falë solidaritetit të futbollit evropian dhe mbështetjes së partnerëve tanë, ne do të jemi në gjendje të ofrojmë një pjesë të ndihmës që fëmijët kanë nevojë urgjente. në Ukrainë dhe në vendet fqinje”, ka thënë Aleksander Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online