UEFA hedh sot shortin për Ligën e Kombeve/ Nga Halandi te Serbia, Shqipëria njeh sot kundërshtarët

Ditën e sotme do të mbahet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2022/2023. Shorti do të zhvillohet në orën 18:00 në Nion të Zvicrës, ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët e saj të radhës. Pas mbylljes me sukses të edicionit të shkuar të Ligës së Kombeve si dhe të kualifikueseve për Kupën e Botës, tashmë kuqezinjtë do të synojnë të përmbushin objektivat edhe në këtë kompeticion të ri.

Kombëtarja jonë gjendet në vazon e katërt të Ligës B dhe rivalët këtë herë do të jenë të një niveli më të vështirë. Në vazon e parë gjendet Ukraina, Suedia, Bosnje-Hercegovina dhe Islanda. Ndërkohë në vazon e dytë gjenden Kombëtaret: Finlanda, Norvegjia, Skocia, Rusia, ndërsa në vazon e tretë ndodhen Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda. Mbetet për tu parë se cilët emra do të rezervojnë goglat pasditen e sotme./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online