UEFA e konfirmon, stadiumi ku Kosova luan sfidat e Ligës së Kombeve

Liga e Kombeve, turneu më i ri i organizuar nga UEFA, nis në javën e parë të shtatorit. Ky është shansi për Shqipërinë dhe Kosovën të sigurojnë, në mënyrë alternative, një biletë drejt Euro 2020.

Për “Dardanët” shanset janë të mëdha, duke vlerësuar rivalët, por edhe prej lajmit të mirë nga UEFA. Kosova do t’i luajë ndeshjet në shtëpi në stadiumin e ri, Fadil Vokrri.

Impianti u vendos në dyshim, sepse pak ditë më parë, Ministria e Sportit nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes së kampionatit Prishtina-Gjilani. Argumenti se nuk ishte bërë pranimi teknik i stadiumit, ngriti dyshime edhe për Ligën e Kombeve.

Por, sipas gazetës “Zëri”, bazuar në korrespondencën me UEFA-n, për konfederatën europiane stadiumi “Fadil Vokrri” është gati. Ndeshjet e Kosovës do të luhen aty, pa qenë nevoja që përfaqësuesja më e re në Europë të “shtegëtojë sërish në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *