Ndërhyrja “horror” e Tomas Myler ndaj Nikolas Taliafiko është dënuar nga UEFA. Kartoni i kuq i marrë në takimin ndaj Ajaksit është shoqëruar edhe me një tjetër dënim disiplinor, që do të bëjë që sulmuesi i Bajernit të Mynihur të humbasë përballjet me Liverpulin në fazën me eliminim direkt në Champions League.
Myler kërkoi falje për ndërhyrjen e bërë, por sigurisht nuk mund t’i shpëtonte dënimit. Për momentin sulmuesi nuk mund të aktivizohet në dy takimet me anglezët, që zhvillohen me 19 shkurt dhe 13 mars.
Bavarezët ndërkohë kanë bërë me dije hapin e radhës që do të ndërmarrin, duke shpresuar në uljen e dënimit për Myler. “UEFA ka pezulluar Tomas Myler për dy ndeshjet e radhës në Champions League për shkak të kartonit të kuq që mori kundër Ajaksit. FC Bajern do ta apëlojë këtë vendim”, njofton klubi gjerman.