UEFA Conference League/ AF Elbasani barazon me BATE Borisov në ndeshjen e parë, kualifikimi vendoset pas një jave

AF Elbasani ka nisur rrugëtimin e tij në UEFA Conference League me një barazim 1-1 ndaj BATE Borisov, në takimin e parë të raundit të parë kualifikues, të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Elbasani zhvilloi një paraqitje pozitive në rikthimin e shumëpritur në kompeticionet europiane pas 20 vitesh. Verdheblutë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Nikaj në minutën e parë shtesë, duke mbyllur 45 minutat e para në epërsi.

Në pjesën e dytë, miqtë nga Bjellorusia reaguan dhe arritën të barazonin shifrat në minutën e 67-të me Rusakov, duke bërë që sfida të përfundonte në barazim 1-1.

Pas këtij rezultati, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të përcaktojë skuadrën që do të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League. Takimi vendimtar do të luhet më 16 korrik në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën 19:00.