Xhorxh Ueah vazhdon punën si president i Liberisë, por një problem i madh ka prekur vendin afrikan. Një kontejner, që përmbante miliona euro, është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për të. Bëhet fjalë për një shumë prej 88.3 milionë eurosh, që është sa 5% e GDP së shtetit afrikan. Dollarët liberiane u shtypën në Kinë dhe Suedi dhe pasi mbërritën në portin e Monrovias, kryeqyteti i Liberisë, humbën gjurmët e tyre, duke shkaktuar një debat të madh në vend.
Duke llogaritur varfërinë e madhe në Liberi, zhdukja e kontejnerit është bërë një çështje kombëtare. Lajmi u dha të hënën e kaluar nga “Front Page Africa”, dhe nga ai moment, Ueah është përpjekur t’ia hedhë fajin paraardhësit të tij, Elen Xhonson Sirleaf, i cili ka fituar çmimin Nobel në vitin 2011. Ky i fundit ka reaguar ashpër, duke mohuar akuzat e ish-futbollistt të famshëm.
Kartëmonedhat ishin porositur nga Sirlaef në vitin 2016 dhe burime qeveritare tregojnë që paratë kanë ardhur në Liberi në muajin nëntor, periudhë kur Sirlaef ishte akoma president i vendit, por dokumentet zyrtarë të portit, siç citon media në fjalë, kanë kaluar doganën midis muajit shkurt dhe mars, diçka që e ka vënë në pozita të vështira ish-Topin e Artë të parë afrikan në histori.
Qeveria ka nisur një hetim për çështjen në fjalë, por opinioni publik kërkon që hetimet të kryhen nga organet e pavarura. Që nga koha kur Ueah fitoi postin e presidentit, dollari liberian ka rënë me 20% të vlerës së tij dhe inflacioni është rritur, duke vështirësuar jetesën e popullit liberian. Ueah ka pësuar kritika të shumta, ndërsa tani duhet të zgjedhë çështjen e kontejnerit dhe 88.3 milionë eurot e zhdukura.