“Nuk lihet pikë me ekipe inferiore”, Muça kritikon Partizanin: Ndeshja më e dobët që ka bërë

Partizani tronditi së tepërmi pritshmëritë në luftën e titullit kampion dhe zhgënjeu shumë teksa u mund nga Skënderbeu me rezultatin 0-1. Nëse kjo fjali do të thuhej disa vite më parë, me siguri që njerëzit do të vendosnin duart në kokë.

Por në këtë sezon korçarët janë mes problemeve të shumta që lidhen me saktësisht me dënimin në Europë, atje ku për herë të parë në këto kohë po rrezikojnë seriozisht për rënien nga Superiorja. I ftuar në “Rubrikën Sportive”, Shkëlqim Muça ka kritikuar rëndë Partizanin që nuk arriti që të fitonte ndaj një ekipi inferior, për të zhvilluar ndeshjen më të dobët.

“Partizani e filloi shumë lehtë ndeshjen. Ajo që i ndodhi Laçit më përpara, i ndodhi Partizanit tani. Këto llojë ndeshjesh duhen zhbllokuar shpejt. Ishte një nga ndeshjet më të dobta që ka zhvilluar Partizani. Të kuqtë janë një skuadër e lexueshme, shumë skematike, kur luan me një skuadër inferior, duhet të ketë më shumë inisiativë. Është një skuadër që në 30 metrat e fundit ka vështirësi, pasi pësoi golin humbi edhe qetësinë. Pretendohej që në këto dy javë të ishin në krye, nuk mund të lëshë pikë me këto skuadra. Duhet të kishte gjashtë pikë në këto dy ndeshje, që të shkonte më i qetë në derbi, ku mund të luante dhe për barazim. Tani i duhet me çdo kusht fitorja”, tha Muça. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online