“Ua thashë qartë që do të qendronin në ekipin e parë”, trajneri flet për vëllezërit Shpendi: E pashë që ishin gati

Vëllezërit Shendi kanë tërhequr vëmendje të madhe në futbollin italian. Dy binjakët shqiptarë kaluan nga ekipi Primavera në atë A të Cesena-s, ku kanë zhvilluar një sezon mjaft pozitv. Formën e tyre të mirë e dëshmojnë edhe golat e shënuar me fanellën bardhezi. Në një intervistë për “Pianeta Bianconero”, trajneri i Cesena-s ka folur për Stiven dhe Kristian Shpendin. Toscano ka zbuluar se në klub ishte përfolur për rikthimin e dyshes shqiptare në radhët e Primavera-s, por ishte pikërisht ai i cili e bëri të qartë se vëllezërit Shpendi do të qendronin në ekipin e parë.

“Këtë verë u fol edhe për mundësinë e rikthimit të tyre në Primavera, por pashë që ishin gati dhe e thashë qartë që do të qëndronin në ekipin e parë, sepse do të na jepnin një dorë të madhe. Ata janë dy djem që duan të rriten dhe tashmë kanë bërë kaq shumë në vetëdijen për cilësitë e tyre. Punuan shumë për të qenë në nivelin e grupit, kishin meritën të ishin sfungjer në dëgjimin e këshillave të më të mëdhenjve, por gjetën edhe një grup që dinte të priste që të piqeshin”, ka thënë Domenico Toscano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online