“Ua prishëm planin shqiptarëve”! Pjesëtari i Polonisë tregon përplasjen me të Shqipërisë: Më tha keni frikë nga ne? Shiko pak tifozët e tu!

Në Poloni po vazhdohet që të flitet për ndeshjen kundër Shqipërisë që u zhvillua në “Air Albania” dhe u fitua me shifrat 0-1 nga Kombëtarja e Sousës. Logjike, pasi beteja këtë herë ka kaluar përtej fushës së blertë.

FIFA ka hapur rastin e investigimit për incidentet e ndodhura në fushë. FSHF ka marrë në mbrojtje tifozët shqiptarë dhe ka kujtuar se polakët përfshihen gjithmonë në incidente të tilla, duke qenë provokatorë në këtë rast, ndërsa polakët po bëjnë gjithçka që t’ia hedhin paq dhe Shqipëria të dënohet rëndë.

Në këtë linjë logjike edhe zëdhënësi i shtyp në Federatën e Futbollit të Polonisë, Jakub Kwiatowski, ka treguar në median “Fakt” në Poloni edhe ngjarjen e ndodhur, së bashku me përplasjen që ka pasur me një pjesëtar të Shqipërisë në momentin që u ndërpre ndeshja për të hyrë në dhomat e zhveshjes.

“Njëri nga pjesëtarët e Shqipërisë na tha ne. Po çfarë po bëni, çfarë jeni duke bërë? Po lini fushën? Pse nuk doni që të luajmë? Jeni të frikësuar?. Ndërkohë unë ia ktheva: “Po çfarë po bëjnë tifozët e tu?”. Ishte arbitri që na tha të shkonim në dhomat e zhveshjes dhe ne iu bindëm. Askush nga ne nuk donte që ndeshja të ndërpritej fare në atë moment. Ne dëshironim që ta mbyllnim takimin deri në minutën e fundit.

Kishte një mëri të madhe nga shqiptarët që iu bindëm arbitrit. Pas ndeshjes ishte normale, falënderuam njëri-tjetrin për konkurrencën në fushë, por dukej qartë se shqiptarët ishin shumë të zhgënjyer. Ndeshja me ne ishte një nga më të rëndësishmet në historinë e tyre. Ata kishin shumë shpresa se do të shkonin në “Play-Off”. Epo, ne ua prishim planet… Kur u nisëm për Tiranë e dinim që do të ishte e nxehtë ndeshja, por nuk e prisja të ishte e tillë”, tha Kwiatkowski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online